Dalin emrat, kjo është 15’shja e parë e LDK’së

  • 06 September 2019 - 20:55
Dalin emrat, kjo është 15’shja e parë e LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vendosur se kush do të jenë 15 emrat e parë në listën e saj për kandidatë për deputetë.

E para në këtë listë do të jetë edhe kandidatja për kryeministre, pra Vjosa Osmani.

I dyti në listë do të jetë Kujtim Shala.

Pjesë e 15’shes së parë do të jenë edhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Besjan Mustafa, Driton Selmanaj e Besa Gaxherri, Doruntinë Maloku.

(Kosova Sot Online)