Sot varrosen viktimat e konfliktit me armë zjarri në lagjen “Mati 1”

  • 07 September 2019 - 09:37
Sot varrosen viktimat e konfliktit me armë zjarri në lagjen “Mati 1”

Sot në orën 12:00 bëhet varrimi i të ndjerit Bashkim Mehmeti dhe në orën 13:00 varrimi i Mefail Rafunës, të cilët ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra pasditen e së enjtes, gjatë një përleshjeje me armë zjarri.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, ku pos dy të ndjerëve mbetën të plagosur tre persona të tjerë (F. R., M. R. dhe G.R.).

Sipas mjekëve në QKUK, e rëndë mbetet gjendja e të plagosurve M. R. dhe G. R. Shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka, ka thënë se dy nga të përfshirët në plagosjen me armë zjarri ditën e enjte në lagjen “Mati 1” janë akoma të shtrirë në QKUK. Sipas Ukës, gjendja e tyre është e rëndë, njëri nga plagosurit ka plagë në kokë e tjetri në gjoks.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për implikim në tragjedinë e “Matit” janë ndaluar për 48 orë të dyshuarit me inicialet N. M., M. M. dhe F. R. 

(Kosova Sot Online )