Vetmia e Kadri Veselit, vjen paralajmërimi: Ja çfarë po i përgatitet PDK-së

  • 07 September 2019 - 15:56
Vetmia e Kadri Veselit, vjen paralajmërimi: Ja çfarë po i përgatitet PDK-së

PDK është flamurtare e krimit dhe e korrupsionit dhe tash me planin 10 pikësh synon...

Analistët politik e kanë vlerësuar dështim të madh të kryetarit propozimin e kreut të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e të ashtuquajturit pakt për luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Image
Nexhat Haziri

Në këtë ide të kotë dhe mashtruese, analistët politikë vlerësojnë se Veseli mbeti tërësisht i vetmuar, duke u kundërshtuar nga të gjitha partitë politike, me përjashtim të mbështetjes që e mori nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Sipas analistit, Nexhat Haziri ky dështim i përpjekjes mashtruese të Veselit, është sinjal i mirë për të ardhmen e politikes kosovare, pasi flet qartë që kundërshtimi gjeneral i këtij projekti elektoral, madje edhe nga shoqëria civile, është një shenjë serioze se PDK-së po i përgatitet izolimi i skajshëm nga të gjitha partitë politike, dhe vendi në opozitë edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Natyrisht se Kadri Veseli dhe PDK-ja me propozimin e tyre gjoja për paktin kundër korrupsionit, mbetën të vetmuar pasi ishte një ide perfide, dhe diçka që nuk i shkon PDK-së. Korrupsioni dhe PDK-ja, janë sinonim i njëra-tjetrës, dhe më këtë “ide” Kadri Veseli po tenton vetëm ta mashtron opinionin, të duket ai që nuk është në të vërtetë, dhe kjo po e nxjerrë vet Veseli si një aktor të dobët në lojën e tetarit të politikës kosovare”, tha Nexhat Haizri për “Kosova Sot Online”.

“Kundërshtimi shoqëror që po i bëhet këtij “Paktit” kundër korrupsionit të lansuar nga Veseli, është një refuzim estetik që po i bëhet të keqes dhe mashtrimit të radhës nga një strukturë e organizuar që vetëm parti politike nuk është, edhe pse si e tillë po mundohet të kamuflohet”.

Haziri po ashtu tha se Veseli po vazhdon të bëjë këso orvatjesh dëshpëruese pasi çdo ditë e më shumë po shfaqet i frustruar duke e ndjerë humbjen e thellë më 6 tetor, ku qytetarët sipas disponimit aktual do ta ndëshkojnë atë dhe partinë e tij për të gjitha të këqijat që ia ka shkaktuar vendit gjatë kësaj periudhe 12 vjeçare në pushtet.

“Mbase kalimi në opozitë dhe mbetja pa pushtet sikur po e tmerron Veseli dhe eksponentët e tjerë të PDK-së që kanë filluar edhe ta humbin arsyen duke lansuar në opinion edhe ide qesharake’, theksoi Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)