Vajza e Azem Hajdarit flet hapur për krijimin e një partie të re politike në Shqipëri

  • 07 September 2019 - 19:41
Vajza e Azem Hajdarit flet hapur për krijimin e një partie të re politike në Shqipëri

Deputetja Rudina Hajdari është e mendimit se mjedisi politik shqiptar aktualisht nuk ofron momentin e përshtatshëm për krijimin e një partie të re, ndonëse nuk e ka përjshtuar mundësinë e formimit të një force nën drejtimin e saj.

”Nuk është një gjë e lehtë të thuash të formoj një parti politike, siodomos në ambientin shqiptar. Duhet menduar mirë nëse shkoj drejt asaj rruge, por nuk e përjashtoj këtë opsion. Nuk kam frikë nga kjo gjë dhe besoj se nuk është momentin i duhur për formimin e një partie tjetër.”- është shprehur Hajdari në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në televizionin “Neës 24”.

Më tej, Hajdari ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke rrëzuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme si një rrugëdalje nga ngërçi. Sipas kryetares së grupit parlamentar të demokratëve, me rëndësi parësore është adresimi i reformës zgjedhore.

“Reforma zgjedhore do të bëhet një detyrim ndërkombëtar dhe kjo i vë një vulë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur krizën. Kjo nuk bëhet për ne, por për publikun shqiptar. Mendoj se ajo që është e rëndësishme është produkti që do të arrijë Komisioni i Reformës zgjedhore. Nuk mendoj se është etike se një grup parlamentar të shpreh idenë e tij se cili sistem është më i drejtë e  cili jo. Në këtë debat publik duhet të përfshihen të gjithë: ekspertë, shoqërinë civile dhe të na thonë se ku janë mangësitë dhe cilat janë opsionet e tjera dhe të shikojmë me vëmendje se cili do të ishte një sistem se cili është më i përshtatshëm.”- ka thënë ndër të tjera Hajdari.

(Kosova Sot Online)