Gjykata vendos për 15 biznesmenët që akuzohen për skema mashtrimi në mln euro, shumica dalin nga burgu

  • 07 September 2019 - 19:47
Gjykata vendos për 15 biznesmenët që akuzohen për skema mashtrimi në mln euro, shumica dalin nga burgu

Pas një seance maratonë, gjykata me në fund ka vendosur mbi fatin e 15 biznesmenëve të arrestuar për kryerjen e një skeme mashtrimi me TVSH-në.

Gjykata ka vendosur që të lërë nën masën “arrest shtëpie” biznesmenët Haxhi Sala, Ilija Dimo, Shkëlqim Prodani, Shpresa Joanidhi, Paqësor Buzi, Astrit Lala, Rabi Kurti, Riza Roshi , si edhe Rrapo Baduni.

Nën masën e ‘burgut me afat 20 ditë’ do të qëndrojnë biznesmenët Vasil Korita, Besnil Pelivani, Vangjush Mbirce, Mhill Ndreca, Ardian Bejkjo si edhe Fatmir Firi.

Gjykata ka vendosur ndryshe nga kërkesa e prokurorisë e cila ndryshoi pretencën e saj këtë të shtunë, nga masa e burgut pa afat në masën e sigurisë burg me afat 20 ditor për të paktën 5 prej biznesmenëve. Por gjykata ka vendosur që të lirojë shumicën e biznesmenëve të arrestuar disa ditë më parë.

Biznesmenët, më së shumti pronarë apo administratorë firmash ndërtimi, dyshohet të jenë përfshirë në skema mashtrimi me TVSH-në me një dëm prej miliona eurosh. Ata dyshohet se përdornin fatura tatimore fiktike dhe rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.

Ndërkohë këtë të shtunë policia arriti të arrestojë dhe një biznesmen tjetër, shtetasin Drilon Bareta. Ky i fundit në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se ai nuk është realisht pronari i kompanisë që ka kryer evazion fiskal, por thjesht një bojaxhi i cili ka pranuar të firmosë nën emrin e tij kompaninë në fjalë (EBA ndërtim shpk), në këmbim të parave.

Masat:

1. Ilia Dimo arrest shtëpie

2. Vasil Korita afat 20 ditë

3. Shpëtim Prodani arrest shtëpie

4. Besnik Pelivani afat 20 ditë

5. Vangjel Mbrice afat 20 ditë

6. Shpresa Joanidhi arrest shtëpie

7. Ndue Ndreca afat 20 ditë

8. Paqsori arrest shtëpie

9. Ardian Bejko arrest 20 ditë

10. Astrit Lala arrest shtëpie

11. Fatmir Firi arrest 20 ditë

12. Baftjar Kurti arrest shtëpie

13. Riza Roshi srrest shtëpie

14. Tapo Baduni arrest shtëpie

15. Haxhi Sala arrest shtëpie.

(Kosova Sot Online)