Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 42 vjeçari në kërkim nga Interpoli. Akuzohet për…

  • 08 September 2019 - 10:20
Emri/ I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 42 vjeçari në kërkim nga Interpoli. Akuzohet për…

Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Ilmi Demiraj,  42 vjeç,  lindur në Krujë dhe banues Tiranë, rezulton i dënuar në Itali me 8 vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë.

Pas arrestimit të tij, pritet të kryhen procedurat e ekstradimit drejt shtetit italian.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. 

Kapet një 42-vjeçar shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me  Specialistët e  Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:

– Ilmi Demiraj,  42 vjeç,  lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(Kosova Sot Online)