‘Bashkëjetesa 20 vjeçare me krimin’, zbulohet skema kriminale e politikanëve kosovarë

  • 08 September 2019 - 16:04
‘Bashkëjetesa 20 vjeçare me krimin’, zbulohet skema kriminale e politikanëve kosovarë

Në shtetin e Kosovës, drejtësia është nën kontroll të plotë të mafio-politikës dhe...

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, janë të shqetësuar me faktin që edhe 20 vjet pas realitetit të ri shoqërorë e politik në Kosovë, 11 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, nuk është instaluar dhe funksionalizuar si duhet sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës, por lufta më e madhe që bëhet është lufta për pushtet.

Sipas tyre, duke qenë në pushtet, qoftë në nivelin qendror apo atë komunal, klasës politike i bëhet e mundur që kriminalistët të përfitojnë nga ryshfeti, korrupsioni, shpërdorimi, tenderomania dhe abuzimi me pozitën zyrtare.

Image
Bislim Aliu

Analisti politik, Bislim Aliu konsideron se politika qëllimisht i ka lënë të pa konsoliduar dhe të pa fuqizuar mekanizmat e sundimit të ligjit, i ka bërë të varur të ndikuar politikisht dhe ka lënë të lirë për veprim mekanizmat mafioz të krimit e korrupsionit.

“Nuk ka ndodhur rastësisht fuqizimi i këtij rrjeti kriminal që po e sfidon sistemin e sundimit të ligjit sepse po të ishte instaluar lirshëm dhe i pa varur shteti i së drejtës që në zanafillën e fillimit të shtet ndërtimit të pas luftës, mekanizmi korruptiv nuk do të mundë të zë vend në shoqërinë tonë dhe nuk do të mundë të funksiononte. Mirëpo duke bashkëjetuar politika me krimin secila hallkë e rëndësishme institucionale është kapur dhe është shtruar nën kontrollin e mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Bislimit, arritja e gjuhës së përbashkët të bashkëjetesës së krimit me politikën, ka bërë që kjo lidhje mafioze të ketë një ecje stabile dhe ta ndajnë pa asnjë problem fitimin në zhvatjen e shtetit dhe të qytetarëve të pa lidhur me këto grupe kriminale.

“Duke bashkëvepruar në koordinim të plotë kjo lidhje mafioze nuk e ka aspak problem që të ndahet fitimi kriminal dhe të mos ketë konfrontime mes tyre për këto 20 vite rresht, qoftë në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, mes pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve. Krejt ky biznes I lig e i poshtër po zhvillohet për më shumë se dy dekada në kurriz të kosovarëve të varfër, ndërkaq që sistemi i drejtësisë heshtë dhe i mbyllë sytë e nuk vepron”, tha Aliu për “Kosova Sot Online ”.

Sipas Aliut, kjo drejtësi e cila ka rënë tërësisht nën kthetrat e politikës së kriminalizuar po e shkatërron dhe po e mban peng të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve, duke e lënë të etiketuar zi njollë të zezë të krimit ë korrupsionit në mes të shteteve demokratike të Evropës, por edhe më afër, të rajonit.

“Këta njerëz të trajnuar nga politika e inkriminuar, të instaluar në sistemin e drejtësisë, e kanë marrë peng të ardhmen e Kosovës. E të tillë janë një shumicë dërmuese e gjyqtarëve dhe e prokurorët mercenar të cilët me heshtjen e tyre ndaj krimit dhe korrupsionit e kanë bërë këtë shtet të pa jetueshëm dhe ku shkelen me të madhe të drejtat e njeriut”, deklaroi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë kështu, duke i bërë drejtësia avokatinë krimit të organizuar politik, sipas Aliut po kalojnë dekadat dhe nuk kemi asnjë politikan të nivelit të lartë të akuzuar, e të mos flasim për të dënuar.

“ Kjo është kulmi i dështimit të shtetit të së drejtës kur drejtësia në Kosove po dëshmohet se punon vetëm nën urdhëratë e mafio-politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkëve të kriminalizuar , prandaj edhe po i shpëtojnë kështu pa asnjë problem drejtësisë politikanet e inkriminuar ,si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror, sepse të gjithë së bashku janë të lidhur me nëntokën si dhe mafio-oligarkët e inkriminuar,pjesë të krimit të organizuar,I cili rrjet kriminal vazhdon dhe punon pa ndërprerë në mënyrën më të sofistikuar kriminale”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online)