Autobusi përplas dy gra

  • 09 September 2019 - 16:44
Autobusi përplas dy gra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, ku një autobus linje ka përplasur dy këmbësore.

Aksidenti ndodhi në bulevardin ‘Zogu i Parë’, ku autobusi i linjës tirana e re ka goditur dy gra.

Fatmirësisht dy shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa djretuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

(Kosova Sot Online)