Haradinaj pohon se ka më së paku gjasa për t’u akuzuar nga Gjykata Speciale
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk pret që Gjykata Speciale të ngre aktakuzë ndaj tij.
“Jam më i përjashtuari nga të gjitha figurat e UÇK-së që të ngrihet aktakuzë”, ka thënë Haraidnaj.
Kjo për arsye se, siç ka thënë ai, materia e trajtuar është pjesë e shqyrtimit të dy proceseve të kaluara në Hagë.
“Ka qenë befasi ftesa në Hagë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka arsyetuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit me faktin se nuk ka dashur që të shkojë në Hagë si kryeministër, por ka thënë se pas kryerjes së obligimit të tij ndaj ftesës së Gjykatës Speciale ndjehet i lirë të garojë për të rimarrë pozitën e kryeministrit, raporton ktv.
“Nuk pres që të ngrihet aktakuzë. Jam i lirë me garu”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë, kreu i AAK-së, ka thënë se ka pikëpyetje në ftesën nga Specialja.
“Sa i përket pjesës juridike unë i jam përgjigjur dhe do t’i përgjigjem vazhdimisht. Por sa i përket pjesës politike, në kam mbajtur disa qëndrime politike me të cilat disa nuk janë pajtuar”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)