Paralajmërimi: Ky është skenari pas zgjedhjeve…

  • 10 September 2019 - 11:54
Paralajmërimi: Ky është skenari pas zgjedhjeve…

“Është koha e fundit që populli të veproj kundër këtyre bandave të kanaleve të nëntokës kriminale, kundër këtyre krye hajnave dhe matrapazëve, që t`iu bie shuplakë dhe të humbin që të mos duken kurrë më me surratin e tyre prej hajnash”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit të këtij viti, rirreshtimi i partive politike në koalicione të reja, dhe mbetja e vetmuar e PDK-së, e cila në orët e fundit bëri përpjekje të mbledh rreth vetes ndonjë personalitet sa për përmirësim të imazhit të zbehur politik, sipas analistëve politikë dëshmon më së miri për teposhtën që ka marr partia e Kadri Veselit.

Sipas Badallajt, Kadri Veselit, dhe siç i quan ai, bandave të tjera politike PAN-iste, u ka hyrë frika në palcë, ndaj kanë filluar edhe pazaret e pista vetëm për interesa të tyre personale dhe për ta kapur shtetin.

Image
Reshat Badallaj

“Këta banda, banda rrugaçësh, tani nuk zgjedhin mjete dhe përdorin kanalet e nëntokës kriminale për të vjedhur dhe për të blerë vota. Tani Kadriu nuk lë gur e dru pa lëvizur për të futur në stanin e tij edhe kopetë e vogla vetëm e vetëm sa për t´i bërë votat dhe tani ky pa fije turpi del me lloj-lloj marrëzish për të mashtruar popullin me premtime boshe, me rrena të pa kripë dhe duke përbuzur popullin deri në skajshmëri dhe duket se mendon ky faqezi që populli është thes me kashtë dhe nuk e kupton dredhin e tij që e ka në gjak”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se nuk ka pritur fare që edhe Lëvizja për Bashkim të mashtrohet e të bije nën kurthin e PDK-së, por si duket këtu ka funksionuar me sukses të madh aftësia për mashtrim dhe joshje e Kadri Veselit.

“Ç´është e vërteta, habitem me Lëvizjen për Bashkim, sepse i njoh shumë nga ilegalja, disa i njoh personalisht nga kreu i saj dhe disa i njoh nga veprimtaria, dhe si ka mundësi them se njeriu ndryshon vetëm se dikush ja hedh para gojës vetëm një asht”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.


Po ashtu, Badallaj thotë se njësoj ka vepruar për interesa personale të përfitimit dhe të bërjes eventuale pazar me vota pas zgjedhjeve, edhe Shpend Ahmeti me PSD-në.

“Nuk e di se si një njeri normal llogaritë në këtë Shpend Keqin që është bërë "përrallë" para popullatës dhe akoma kërkon stan tjetër dhe te kush... Njeri më të pa fytyrë,ndër njerëzit me të pa fytyrë se ai Shpend Ahmeti, që populli më shumë të drejt e quan Shpend hajni, Shpend dallaverxhiu, Shpend matrapazi, Shpend jahti dhe guxon të dal e të fol para popullit. Harron ky matrapaz se çfarë tradhtie bëri karshi elektoratit të tij që i mashtroi dhe që u tregua bukë shkelës,” theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, qytetarët e Kosovës duhet të jenë shumë sy hapur në ditën e votimit, sikurse duhet të jenë sy hapur edhe ish subjektet politike në opozitë gjatë mandatit të kaluar, pasi rreziku ekziston përsëri që të riaktivizohet një koalicion tjetër i PAN-it, sidomos me Shpend Ahmetin që është mjeshtër për t’i nuhatur lëvizjet e tilla.

“Kjo bande hajnash e matrapazësh e Shpend hajnit edhe pse mundohet që t´ia shtoj ymrin atyre bandave të kanaleve të nëntokës keni për të parë se di do të dalin në fund me faqe të zezë. Shpend jahti tani do të tregoj se nga cila kohë vepronte me klani e Zemunpoljes alias "PRONTO". Por, kjo kope e vogël që ushqehet nga banda me gjak serbi DEVOLLI vepron taman si ajo miza që futet aty ku nuk duhet, dhe kjo bandë e vogël rrugaçësh për tu futur në pushtet jep çdo gjë dhe vepron kundër interesave të elektoratit dhe kundër popullit në përgjithësi,” tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Është koha e fundit që populli të vepron kundër këtyre bandave të kanaleve të nëntokës kriminale,kundër këtyre krye hajnave dhe matrapazëve, që të ju bie shuplakë dhe të humbin që të mos duken kurrë më me surratin e tyre prej hajnash. Vetëm populli mundë t`uua tregoj rrugën në theqafje që të mos kthehen kurrë sepse vota e popullit duhet të jetë gjykatësi më i mirë për t´i ndëshkuar këta pazarxhi që janë dëshmuar se nuk janë asgjë tjetër pos hajna që kanë punuar për interesa të tyre personale,” theksoi në fund Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)