Flasin nga QKUK , kjo është gjendja e të plagosurve në Prishtinë

  • 10 September 2019 - 14:48
Flasin nga QKUK , kjo është gjendja e të plagosurve në Prishtinë

Sot në lagjen “Afrim Vitija” të Prishtinës ndodhi një incident me armë zjarri nga i cili një person mbeti i plagosur.

Personi i plagosur është qëlluar në pjesën e nëngjurit apo kërci dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Lenjani

“E kemi një të plagosur që ka mbërri në Klinikën Emergjente rreth orës 12:00, bëhet fjalë për lëndimin e nëngjurit apo kërcirit është jashtë rrezikut për jetë dhe ndodhet në trajtim mjekësor” tha Lenjani. 

Ndërsa media ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)