Bëhuni gati! Moti sjell surpriza për muajin shtator

  • 11 September 2019 - 17:16
Bëhuni gati! Moti sjell surpriza për muajin shtator

Megjithëse orët e para të mëngjesit sollën shi dhe dita e sotme ishte e mbushur me vranësira, moti ka surpriza për ne! Duke filluar që nesër, temperaturat do të shënojnë rritje, duke sjellë për muajin shtator klimë të thatë dhe mot të qëndrueshëm.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë vetëm në zonat malore. Zona bregdetare do të ketë mot të qëndrueshëm duke bërë që plazhi të vijojë. Këtë fundjavë, temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

Megjithatë, sipas meteorologëve, për shkak të reshjeve në zonat malore, do të ketë zagushi, duke bërë që të ndihen temperatura më të larta kryesisht në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)