Hahn me mesazh të qartë ndaj vendeve të Ballkanit: Pa liri të mediave nuk ka BE

  • 12 September 2019 - 10:24
Hahn me mesazh të qartë ndaj vendeve të Ballkanit: Pa liri të mediave nuk ka BE

Komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë sot se nuk do të ketë progres në rrugën drejt BE-së, për asnjë vend të Ballkanit Perëndimor,  nëse këto vende nuk sigurojnë dhe garantojnë liri të medias dhe liri të  shprehjes.

“Ky mesazh i yni është i qartë si kristali”, tha ai në një videomesazh me rastin e fillimit të konferencës “Ditët e medias BE-Ballkani perëndimor 2019”, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

“Liria e medias është e kërcënuar, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në krejt botën. Komisioni Evropian do të jetë i përkushtuar për të mbrojtur lirinë e medias”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)