Parashikimi: Ja kur nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi, dhe çfarë përmban pako...

  • 15 September 2019 - 07:43
Parashikimi: Ja kur nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi, dhe çfarë përmban pako...

Kosovës i duhet angazhimi i drejtpërdrejtë i amerikan në dialogun me Serbinë për marrëveshjen përfundimtare...

Duke parë dhe analizuar agjendën e ngjeshur të angazhimit të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë në përfshirjen direkt për të ndihmuar bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale, analistët politikë konsiderojnë se SHBA-të po e marrin këtë rol prijës, duke parë rrezikun që po i vjen Kosovës nga politikanët e korruptuar e të shantazhuar në pushtet, të cilët janë të gatshëm edhe ta zhbëjnë pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, vetëm për të realizuar qëllimet e veta, për të shpëtuar lëkurën e tyre nga ndjekjet për krim e korrupsion, duke ndërlidhur këtu edhe Gjykatën Speciale.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online”, se për forcimin dhe marrjen e rolit prijës të SHBA-ve në bisedimet me Serbinë, flet edhe vizita e paralajmëruar për ditët në vijim nga zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthev Palmer, i cili është emëruar edhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, I cili së shpejti do ta vizitojë Republikën e Kosovës.

Mirëpo sipas Qarrit, nuk mjafton vetëm angazhimi amerikan në këtë proces për ta shpëtuar Kosovën nga pazaret me Serbinë.

Sipas tij, në zgjedhjet që kemi më 6 tetor, duhet të ndryshohet, votohet me ndëshkim klasa politike e korruptuar dhe të vijnë në pushtet njerëz të rinj, ngase nga krimi e korrupsioni po rrezikohet shteti edhe me tërheqje të njohjeve.

“Nëse rastësisht edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kasta e deritanishme kriminale përsëri vije në krye të shtetit, Kosova rrezikon seriozisht të fillojnë njohjet e saj si shtet i pavarur, edhe nga vendet evropiane! Milosh Zeman, presidenti i Çekisë, sipas medieve evropiane, megjithëse nuk tha direkt se nuk e donë Kosovën, siç u mundua të manipulohet nga media pro-PDK-s, në vend, nuk hezitoi të thoshte se Kosova vazhdon të udhëhiqet nga kriminelët. E, një vend që mbanë në krye kriminelët, shtoi ai, nuk meriton as të njihet nga vendet evropiane-shtet i pavarur. Ndaj mu për shkak të qëndrimit të kriminelëve tash e dy dekada në krye të shtetit tonë, ai kërkoi publikisht që Çekia ta shqyrtojë tërheqjen e njohjes së Kosovës”, tha analisti, Qarri Për “Kosova Sot Online”.

E për të marr rolin prijës në bisedimet me Serbinë, sipas Qarrit, është angazhuar kongresisti amerikan, Eliot Engel, qysh në fillim-qershorin e këtij viti, kur edhe bëri kërkesë publike që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta marrin rolin kryesor në bisedimet e Kosovës me Serbinë, ashtu siç kanë vepruar në raste të ngjashme të vështira për vendin tonë edhe administratat e mëparshme amerikane për ta shpëtuar nga pazaret kriminale të të shantazhuarëve.

“Të shqetësuara nga përpjekjet tradhtare të renegatit Hashim Thaçi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë detyruar përfundimisht që për ta shpëtuar shtetin tonë të brishtë nga ndarja dhe shuarja e tërësishme e shtetësisë së Kosovës, me të cilat tash e dy vite i kërcënohen pareshtur kuislingu Hashim Thaçi, baroni i drogës Edvin Kristaq Rama dhe antishqiptari i përbetuar Aleksandër Vuqiq, ta marrin sërish rolin prijës edhe në vijimin e bisedimeve të saj me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Vet vizita e paralajmëruar për ditët në vijim e zëvendës ndihmës-Sekretarit të Shtetit, Matthev Palmer në Kosovë, i cili është emëruar edhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, flet më së miri për forcimin dhe marrjen e rolit prijës të SHBA-ve për mbarëvajtjen dhe arritjen e marrëveshjes dypalëshe”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas zhvillimeve më të reja, bisedimet për arritjen e marrëveshjes do të fillojnë shumë shpejtë dhe menjëherë pas krijimit të institucioneve të dala nga votimet e 6 tetorit, për të intensifikuar vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut në pranverën e vitit 2020, para se Serbia të shkojë në zgjedhjet e paralajmëruar për pjesën e parë të vitit që vjen.

Roli i BE-së, sipas Qarrit, do të jetë dytësor ngase në të kaluarën pati shumë gabime.

“Inkuadrimi i SHBA-ve për vazhdimin e bisedimeve, lë të kuptohet se roli i BE-së, tash e tutje, do të mbetet vetëm rol dytësor për shkak të gabimeve groteske të zonjës Federica Mogherini dhe dështimit të deritashëm në këtë proces. Kështu që nëse bisedimet shkojnë sipas ritmeve të parapara nga z.Palmer, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të nënshkruhet deri në pranverë”, tha Gani Qarri.

Sipas tij, në këtë pako duhet të zgjidhet edhe çështja e krimeve dhe dëmeve të luftës.

“Megjithatë Kosova ka pësuar dëme tejet të mëdha të luftës, numëron më tepër se 20 mijë femra të dhunuara, rreth 13,500 të vrarë dhe tash e 20 vjet, ende i mungojnë edhe 1657 të zhdukur, gjë që për tu pajtuar dhe nënshkruar njohjen reciproke, sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare Serbia duhet të kërkojë falje për krimet e bëra, të kthejë të gjithë të pagjeturit në Kosovë, të përgjigjet për përdhunimet masive të organizuara në mënyrë shtetërore dhe të paguaj dëmshpërblimet e luftës”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)