Interesim i jashtëzakonshëm, diaspora vendos fituesin e zgjedhjeve

  • 16 September 2019 - 14:25
Interesim i jashtëzakonshëm, diaspora vendos fituesin e zgjedhjeve

Janë mbi 15 mijë aplikacione nga vendet e diasporës që janë për t'u regjistruar, dhe do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit...

Zgjedhjet e 6 tetorit po afrohen, ku në këto zgjedhje numri i mërgimtarëve që janë regjistruar për të votuar është shumë i madh. Sipas KQZ-së, deri para dy dite janë mbi 15 mijë aplikacione nga vendet e diasporës që janë për t'u regjistruar dhe do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Image
Faik Krasniqi

Po ashtu siç ka raportuar KQZ-ja, ky numër i votuesve nga diaspora do të shkojë deri në 20 mijë.

Por sa do të ndikojë në rezultatin zgjedhor të 6 tetorit interesimi i shtuar i diasporës kosovare që ta jap votën për zgjedhjet e shtetit të Kosovës, kur dihet fakti se zëri i diasporës ka qenë vazhdimisht zë i pa kënaqur me keq qeverisjen në vend dhe thirrje për ndryshime?

Në lidhje me këtë për "Kosova Sot Online", foli analisti politik, Faik Krasniqi, sipas të cilit, tha ky numri votuesve nga diaspora është shumë më i ulët, në krahasim me numrin e kosovarëve që jetojnë në diasporë.

"Duke marre parasysh se gjysma ose më shumë e qytetarëve jetojnë jashtë Kosovës, numri prej rreth 20 mijë është shumë i ulët", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Ai shtoi se ka pritur që të ketë numër më të madh të votuesve nga diaspora.

"Kam pritur qe ky numër te jete me i madh. Besoj qe shume do te vijnë në Kosovë për të votuar. Por teke fundit ata kane ndërtuar jetën e tyre atje, dhe s'kanë asnjë detyrim që të votojnë ne Kosove. Pjesa me e madhe e shqiptareve ne diaspore janë votues potencial te LVV", shtoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Tutje, Krasniqi tha se vota e diasporës edhe mund ta ndryshojë rezultatin.

"Nëse rezultati është i ngushtë mes partive politike, atëherë vota e diasporës do ta përcaktojë fituesin!", përfundoi Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Ndërsa nga ana tjetër, juristi dhe analisti, Blerim Burjani në një prononcim për "Kosova Sot Online", e quan befasi interesimi e jashtëzakonshëm të votuesve nga diaspora.

"Është mjaft interesant dhe befasuese që janë 15.000 mijë qytetar të interesuar për të votuar , kjo është vetëdijesim i diasporës për atdheun e tyre, është mjaft pozitiv edhe për zhvillimet në Kosovë, është interesant ndoshta edhe mund ta quajmë interesim jashtëzakonisht më i madh se dikur kur kishte vetëm 1490 fletëvotime në vitin 2010. Pra mund të vlerësoj si interesim i duhur dhe i nevojshëm", tha Burjani për Kosova Sot Online".

Ndryshe, në këto zgjedhje të parakohshme garojnë katër koalicione. Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate dhe Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, do të garojnë si koalicion në zgjedhjet parlamentare.

(Kosova Sot Online)