Serbia mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë

  • 16 September 2019 - 15:29
Serbia mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, tha se të mërkurën do të diskutojë në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

"Serbia mbështet përfshirjen e secilit që mund të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë në heqjen e taksës dhe të vazhdojë dialogun", tha Bërnabiq.

Sipas saj Gjermania dhe Franca kishin bërë përpjekjen më të drejtpërdrejtë për të ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjen e taksës, e sidomos pas takimit në Berlin të organizuar nga Merkel dhe Macron.

"Takimi në Paris u anulua pasi nuk kishte rezultate konkrete. Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për anulimin e vendimit për tarifat, por Prishtina ka kundërshtuar. Gjermania, më qartë, i bëri thirrje Prishtinës lidhur me këtë çështje në takimin e Berlinit," tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe shtoi se nëse ata mund të ndihmojnë, shpresoj se dialogu do të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)