'Remi' i kthehet politikës, ja parashikimi i tij befasues për PDK-në

  • 16 September 2019 - 18:47
 'Remi' i kthehet politikës, ja parashikimi i tij befasues për PDK-në

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa ka thënë se është rikthyer në listën për deputetë për të vazhduar angazhimin e tij në politikë.

Mustafa në RTK ka thënë se tashmë është i liruar nga gjitha aktakuzat nga gjykatat vendore e ndërkombëtare.

“Kam pastërtinë e duhur ashtu qysh e kërkon ligji, po sfidohem prapë, po kthehem në politikë”, ka thënë ai.

Tutje, Mustafa ka thënë se PDK do t’i ketë 10 deputetë më shumë se vendi i dytë.

“PDK është partia më e rëndësishme e vendit dhe do të përfundojmë me 10 deputetë më shumë para vendit të dytë”, ka thënë ai duke shtuar se lista e PDK-së është me e pastërta dhe më kombëtarja.

(Kosova Sot Online)