Prizren: Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit

  • 17 September 2019 - 10:28
Prizren: Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit

Policia e Kosovës, rajoni në Prizren kanë bërë të ditur se vikendin që kaloi ka marrë disa veprime policore në dy lokacione të ndryshme në këtë komunë ku janë arrestuar dy persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Të njejtit i janë sekuestruar katër aparate dhe 1406.5 euro para të gatshme.

Derisa në Dragash është arrestuar  i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar dy aparate, dy shtëpiza kompjuteri dhe 2987.85 euro para të gatshme.

Pas realizimit të proceduarve nga Policia, janë inicuar rastet “organizim i skemave dhe bixhozit të paligjshëm” dhe dy të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)