Rrahje ndërmjet dy personave në Podujevë

  • 17 September 2019 - 13:33
Rrahje ndërmjet dy personave në Podujevë

Një përleshje ka ndodhur rreth orës 16.00 në Podujevë ndërmjet dy persona, ku viktima ka pësuar lëndime, derisa i dyshuari është arrestuar e dërguar në mbajtje për lëndim.

Policia njofton se  në Podujevë me 16 shtator  në orën 15:53, ka ndodhur një rrahje në mes të viktimës dhe të dyshuarit, ku gjatë rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i rëndë trupor.

(Kosova Sot Online)