Ditën që martonte vajzën, 59-vjeçari hedh në erë shtëpinë

  • 18 September 2019 - 09:22
Ditën që martonte vajzën, 59-vjeçari hedh në erë shtëpinë

Një burrë dyshohet të ketë hedhur qëllimisht në erë shtëpinë e tij pikërisht në ditën kur i martohej një nga vajzat.

Sipas raportimeve, John Evans, baba i tre fëmijëve e ka hedhur shtëpinë në erë me qëllim që t’i merrte jetën vetes.

Hetuesit nisën të hetonin një shtpërthim që kishte ndodhur në një shtëpi në Edgewood, Pennsylvania, më 14 shtator. Shërbimet e emergjencës thonë se shtëpia u rrënua ndërsa një tjetër ndërtesë aty afër mbeti e dëmtuar.

Më pas, në rrënojat e shtëpisë u gjet edhe trupi i pronarit. Hetuesit më pas nisën të investigonin shkakun e shpërthimit dhe filluan të dyshonin se mund të kishte qenë i qëllimshëm.

Pas hetimeve të më tejshme, u konstatua se pronari i shtëpisë kishte hapur tubat e gazit në bodrumin e shtëpisë dhe më pas kishte mjaftuar një shkëndijë për ta ‘ndezur’ të gjithën.

Sipas policisë, familja që banonte në shtëpi kishte pasur raste të tjeratë problemeve të lidhura me shëndetin mendor.

Ditën që Evans hodhi veten dhe shtëpinë në erë martohej një nga vajzat e tij, Lauren.

(Kosova sot Online)