KQZ miraton numrin e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhje

  • 20 September 2019 - 14:07
KQZ miraton numrin e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhje

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka bërë miratimin e listës përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, ku numri i votuesve është 1 937 868.

Ndërsa, në anën tjetër, KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136 068 apo 7.02 % fletëvotime më pak se votues.

Në mbledhjen që u mbajt sot, është bërë zëvëndësimi i anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Klinë dhe Viti. Arbnor Salihu nga PDK-ja është zgjedhur në Viti, ndërsa Adrian Rraci nga LVV-ja në Klinë.

Kryetarja e këtij Komisioni. ka treguar edhe një herë se mërgata do të votojë sa më parë. “KQZ-ja do të pranoj fletëvotimet nga Diaspora deri më 5 tetor, jo të votojnë, por të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor që arrijnë të vijnë nga posta”, tha Daka.

Ajo dhe një herë ka përseritur se se nuk ka asnjë shkelje për të dhënat personale dhe se nuk e kemi zbuluar identitetin e qytetarëve.

“KQZ-ja ka publikuar listën votuese të qytetarëve që kanë të drejtën të votojnë jashtë Kosove dhe nuk ka asnjë të dhënë personale që mund të votojnë, ajo është listë që na lejohet sipas Ligjit për Mbrojtjen e të dhënave personale, nuk kemi zbuluar identitetin e qytetarëve por si KQZ duhet të kemi patjetër 3 shënime që të identifikohet si votues”, tha Daka.

Ndërsa, krejt në fund është bërë miratimi i vendimi për pagesat e stafit të angazhuar në Qendrat e Votimit dhe në Vendvotime për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2019.

(Kosova Sot Online)