Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

  • 20 September 2019 - 20:02
Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, është personi i radhës që është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për intervistim.

Bojaxhiu, i cili tani është kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës. 

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai.

Ai është ftuar që të intervistohet më 25 shtator. Ndërkaq, organizatat e dala nga lufta në Dragash kanë reaguar ndaj kësaj ftese të Gjykatës Speciale.

(Kosova Sot Online)