LDK nderon kolonelin Ahmet Krasniqi, vihet gurëthemeli i shtatores në Vushtrri

  • 21 September 2019 - 09:55
LDK nderon kolonelin Ahmet Krasniqi, vihet gurëthemeli i shtatores në Vushtrri

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në qytetin e Vushtrrisë kanë përuruar fillimin e nisjeve të punimeve për ndërtimin e sheshit dhe shtatores së ministrit të parë të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit.

Në përurim kanë marrë pjesë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, zyrtarët e LDK-së, Armend Zemaj, Anton Quni, Shkëmb Manaj, etj.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Vushtrrisë, familja dhe bashkëluftëtaret të lumtur me nisjen e punimeve për ndertimin e sheshit dhe shtatores së ministrit të parë të mbrojtjes, Heroit të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit. Beso në vlera. Vazhdojmë me punë të mira.



(Kosova Sot Online)