Veniten shpresat për marrëveshje tregtare mes ShBA-së e Kinës
Një marrëveshje e mundshme tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është dukur e largët të premten pasi zyrtarët kinezë e anuluan papritmas vizitën në disa ferma në Montana dhe Nebraska të ShBA-së.
Zyrtarët kinezë pritej t’i vizitonin fermerët amerikanë javën e ardhshme si gjest i vullnetit të mirë, por ata e anuluan vizitën dhe u kthyen në Kinë më herët sesa ishte planifikuar më parë. Lajmin e bënë të ditur organizatat bujqësore në Montana dhe Nebraska.
Shtetet e Bashkuara i larguan taksat për më shumë se 400 lloje të produkteve kineze si përgjigje ndaj kërkesave të kompanive amerikane.
Ambasada e Kinës në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Bujqësisë nuk e kanë komentuan anulimin e vizitës së zyrtarëve kinezë në fermat amerikane.
Sidoqoftë, zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë e publikoi një deklaratë, në të cilën thuhej se vizita dyditore e zyrtarëve ka qenë produktive.
Ministria kineze e tregtisë gjithashtu tha se bisedimet kanë qenë konstruktive dhe kanë zhvilluar diskutime të mira për bisedimet e nivelit të lartë, të cilat janë planifikuar për muajin tetor, shkruan “Reuters”.
(Kosova Sot Online)