Policia jep detaje rreth arrestimit të 50-vjeçarit që ngacmoi seksualisht gruan dhe vajzat

  • 21 shtator 2019 - 11:55
Policia jep detaje rreth arrestimit të 50-vjeçarit që ngacmoi seksualisht gruan dhe vajzat

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij në Gjilan.

Sipas policisë i dyshuari, ngacmimin e gruas dhe vajzave të  tij ka filluar ta bëjë qe tri ditë radhazi.

I dyshuari është arrestuar për 48 orë, por duke  e parë gjendjen e të dyshuarit që kishtë probleme shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik i cili është nën mbikëqyrje të policisë, raporton policia.

Personi që ka raportuar për këtë rast ishte fqinji i kësaj familje.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar qe tri ditë radhazi është duke ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore psikike është ndaluar në repartin psikiatrik nën mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)