Tjetër tërmet shkund vendin

  • 21 September 2019 - 19:15
Tjetër tërmet shkund vendin

Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti ka goditur sërish vendin. Lëkundja e tretë ishte e 4.4 ballë me epiqendër po në Detin Adriatik, 5 km larg qyteti të Durrësit.

Kjo ka qenë lëkundja e tretë brenda  pak kohësh, ku dy të parat ishin me forcë 5.8 dhe 5.3 ball, sikurse mund të shihet edhe në faqen e IGJEUM.

Sqarojmë se në faqen zyrtare të IGJEUM, ora e njoftimit është 2 orë mbrapa.

Lëkundja e tretë ka shtuar edhe më tej frikën tek qytetarët, të cilët tashmë kanë lënë banesat dhe kanë dalë në qiell të hapur.

(Kosova Sot Online)