Haradinaj refuzon ftesën e Trumpit

  • 21 shtator 2019 - 20:51
Haradinaj refuzon ftesën e Trumpit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt për një vizitë në Amerikë. Mirëpo këtë herë, Haradinaj e ka refuzuar atë. Nga zyra e kryeministrit në detyrë thonë se Haradinaj e ka refuzuar këtë ftesë për shkak të fushatës zgjedhore. E në Amerikë aktualisht është presidenti Hashim Thaçi.

Në adresë të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ardhur një ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Burime të medias, kanë mësuar se Donald Trump e ka ftuar Haradinajn për të shkuar në Amerikë.

Por duket se shefi i ekzekutivit nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

Nga zyrën e kryeministrit për media  kanë thënë se Haradinaj nuk do të udhëtojë për në Amerikë ani pse ka marrë një ftesë të tillë.

Sipas tyre, arsyeja është fushata për zgjedhjet nacionale që do të mbahen me gjashtë tetor në Kosovës.

Madje po të njëjtit kanë treguar se Haradinaj nuk ka ndonjë problem me vizë, mirëpo këtë herë nuk do të udhëtojë në Amerikë për shkaqe tjera.

E kjo ftesë duket se është bërë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me ç’rast do të mbahet një debat me datën njëzet e katër shtator.

Në Amerikë aktualisht po qëndron edhe presidenti, Hashim Thaçi. Në zyrën e tij thonë se Thaçi është atje për Asamblenë e Përgjithshme të Amerikës me ftesë të presidentit Trump. Por nuk përmendin takime tjera.

Bashkë me Thaçin në Amerikë po qëndron edhe homologu i tij, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe kanë shkruar se përveç asamblesë arsye tjetër është edhe një takim me presidentin Trump.

Sipas tyre Vuçiq është shprehur i gatshëm për këtë takim ani pse ka drojë për shkak se siç thotë ai në këtë takim do të kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia.

Në takim pritet të jetë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i jashtë i Rusisë Sergei Lavrov, derisa thuhet se në SHBA po qëndron edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë Beograd Federika Mogherini.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ketë takim mes Thaçit e Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)