Hoti godet rivalët për TVSH-në, ja efekti 400 milionësh

  • 22 September 2019 - 12:43
Hoti godet rivalët për TVSH-në, ja efekti 400 milionësh

Ish-shefi i GP të LDK-së në legjislaturën e fundit, Avdullah Hoti ka goditur rivalët e tij politikë të cilët në kohë fushate kanë filluar të flasim për zhvendosjen dhe mbledhjen e TVSH-së.

Hoti thotë që gjithë këta që po flasin tani e kanë pasur të gatshëm ligjin për bashkim të ATK-së dhe Doganës për të krijuar kapacitete e nevojshme që më pas të vi ndryshimi për ligjin e TVSH-së, por kanë bërë të kundërtën.

“Këta që po premtojnë zhvendosjen e mbledhjes së TVSH-së brenda vendit e kanë pasur rastin ta bëjnë për dy vite. Të gatshëm e kanë pasur ligjin për bashkim të ATK-së dhe Doganës për të krijuar kapacitetet për këtëe dhe pastaj edhe ndryshimet në ligjin për TVSH. Kanë bërë të kundërtën. E kanë sjellur në Kuvend ligjin për TVSH ku kanë paraparë edhe një agjenci shtesë për TVSH, e cila gjë e rrit me tutje burokracinë”.

Këtu mund ta gjeni statusin e tij të plotë në Facebook

(Kosova Sot Online)