Kush është i dyshuari për spiunazh i lidhur edhe me rusë që qëndron në hotelin e Behgjet Pacollit

  • 23 September 2019 - 16:54
Kush është i dyshuari për spiunazh i lidhur edhe me rusë që qëndron në hotelin e Behgjet Pacollit

Biznesmeni nga Kosova me aktivitete në Rusi e Kinë, Halit Sahitaj, sa herë që vjen në Kosovë, ai pushon në hotelin super luksoz në qendër të Prishtinës, i cili është i politikanit kosovar Behgjet Pacollit.

Sahitaj, kohë më parë ishte kontaktuar nga Indoks, që të intervistohej me kamerë mirëpo nuk pati pranuar. Ai ishte përgjigjur vetëm nëpërmjet telefonit për disa çështje që është pyetur.

Halit Sahitaj, thotë se e di madje se nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë, është i dyshuar si spiun rus në Kosovë.

“Kushdo që mendon që jam spiun i Rusisë, është spiun i Serbisë”, kishte thënë Sahitaj për Indoks.

Sahitaj i ka thënë Indoksit, se edhe AKI-ja, e kishte kontaktuar Interpolin për ta pyetur për të, por thotë që në dosje të tyre del që është i pastër për dyshimet nga aktivitete kriminale siç është spiunazhi dhe pastrimi i parave.

Në bisedën për Indoks ai thotë se vjen nga një familje e varfër, dhe në botën e biznesit e kishte futur gruaja e tij që është ruse.

Ai nuk e mohon faktin që njihet me oligarkët rus.

“Po i njoh oligarkët rus, edhe ata që rijnë me Putinin”, thotë kosovari Halit Sahitaj i cili po ashtu mbanë një pasaportë serbe.

(Kosova Sot Online)