Një tërmet tjetër 2.5 ballësh godet Shqipërinë, ndihet edhe në Kosovë
Seria e tërmeteve në trojet shqiptare ka vazhduar edhe sot. Një tërmet prej 2.5 ballësh ka dridhur përsëri Shqipërinë.
Epiqendra thuhet e ka qenë një thellësi prej 10 kilometrash.
Ndërkohe dridhjet janë ndjerë edhe në një distancë prej 85 kilometrave në perëndim, në qytetin e Shkupit rreth orës 17 e 14 minuta.
Gjithashtu lëkundje janë ndjerë edhe në qytezën e Dragashit në Kosovës, 20 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Kukësit.
Tërmeti është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të EMSC, e cila merret me regjistrimin e të gjitha tërmeteve nëpër botë.
Shqipëria gjatë vikendit është goditur nga një seri tërmetesh të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.
(Kosova Sot Online)