10 persona të lënduar nga aksidentet në 24 orët e fundit

  • 24 September 2019 - 11:52
10 persona të lënduar nga aksidentet në 24 orët e fundit

Tri aksidente me lëndime kanë ndodhur gjatë ditës së hënë në Kosovë. Të lënduar nga këto aksidente kanë mbetur dhjetë persona

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Skenderaj ku një person derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe dy pasagjerë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas marrjes së tretmanit mjekësor të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

Në rastin e dytë i cili ka ndodhur në Mitrovicë në mes tri automjetesh, janë lënduar dy persona të cilët po ashtu janë liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Ndërkaq rasti i tretë ka ndodhur në Vushtrri ku dy automjete janë aksidentuar. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor ndërkaq janë liruar për në shtëpi.

(Kosova Sot Online)