18 të akuzuar nga prokuroria e Ferizajt

  • 24 September 2019 - 14:54
18 të akuzuar nga prokuroria e Ferizajt

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale“ Kanosje” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Prokuroria, ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave për këto vepra penale: Gjashtë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për veprën penale “Vjedhje pylli”. Një aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Sulmi”. Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Një aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”. Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

(Kosova Sot Online)