Provinca australiane legalizon kanabisin për përdorim personal

  • 25 September 2019 - 11:25
Provinca australiane legalizon kanabisin për përdorim personal

Rajoni “Capital Terrotory” në Australia është bërë provinca e parë e këtij shteti që e ka legalizuar përdorimin e kanabisit për rekreacion.

Ligjvënësit e këtij rajoni e miratuan të mërkurën projektligjin që ua lejon personave të rritur posedimin e më së shumti 50 gramëve kanabis dhe rritjen e katër bimëve të kësaj droge në shtëpi.

Përdorimi i kanabisit për qëllime personale është i ndaluar në pjesët e tjera të Australisë, por në vitin 2016 është legalizuar përdorimi për qëllime mjekësore.

Ligji i rim und të kthehet prapa, nëse kundër tij dorëzohen ankesa në gjykata të nivelit federal.

Konsumimi i kanabisit për qëllime rekreative tashmë është i lejuar me ligj në disa shtete, përfshirë Kanadanë, Spanjën, Uruguain dhe disa shtete të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet shëndetësore të Australisë thonë se rreth 35 për qind e banorëve mbi moshën 14-vjeçare në këtë shtet e kanë përdorur këtë drogë të paktën një herë në jetën e tyre.

Rajoni që e legalizoi përdorimin e kanabisit i ka rreth 400 mijë banorë. Në të shtrihet qyteti Canberra dhe disa vendbanime të tjera përreth tij.

Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 31 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa në të thuhet se konsumimi i kanabisit nuk lejohet afër fëmijëve, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)