Vulinit i djeg për takimin e Thaçit me presidenten kroate: Ja çfarë i bashkon shqiptarët me kroatët

  • 25 September 2019 - 12:24
Vulinit i djeg për takimin e Thaçit me presidenten kroate: Ja çfarë i bashkon shqiptarët me kroatët

Takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, në New York, duket se nuk i ka pëlqyer fare ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin.

Në një përgjigje për ‘Alo.rs’, Vulin ka thënë se nuk është i suprizuar nga një takim i tillë dhe nga deklaratat që janë bërë pas takimit.

“Nuk jam i suprizuar nga ky takim dhe nga fjalët mbështetëse që kanë shkëmbyer Thaçi dhe Kolinda, sepse ata janë të lidhur fortë pas një ndjenjën, urrejtjes ndaj serbëve”, ka thënë Vulin.

Ministri serb gjithashtu ka kujtuar edhe deklarata te presidentes kroate të bëra gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ku kishte dhënë se kroatët dhe shqiptarët janë vëllezër.

“Ata e krijuar këtë vëllazëri duke vrarë serbët, dhe këto vite të paqes s’kanë ndryshuar asgjë. Më vjen keq që e vetmja gjë që i bashkon është urrejtja ndaj Serbisë, por kjo nuk është as e re e as e papritur”, ka thënë Vulin. 

Ai thotë se Serbia nuk është në rrezik nga askush dhe se është në të drejtën e çdo populli që të bëjë atë që mendon se është më e mira për popullin.

Në takimin me presidenten kroate, Thaçi ka  thënë se Prishtina dhe Zagrebi janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit.

“Kroacia është shembulli më i mirë i suksesit të Kosovës në rrugën drejt NATO’së dhe Bashkimit Evropian”, kishte deklaruat Thaçi.

Ndërkohë presidentja kroate ka konfirmuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve duke thënë se Kroacia gjithmonë do të jetë në krah të Kosovës.

“Kroacia gjithmonë do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën plotësisht”, ka deklaruar Kitaroviq.

(Kosova Sot Online)