“Mos e përmendni emrin e Oliver Ivanoviqit në fushatë”

  • 25 September 2019 - 16:43
“Mos e përmendni emrin e Oliver Ivanoviqit në fushatë”

Anëtarja e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq e ka nisur fushatën e saj zgjedhore në vendin ku më 16 janar ishte vrarë lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën e Veriut.

Ndaj kësaj ka reaguar partia e Ivanoviqit.

Ata kanë kërkuar që mos ta përdorin emrin e Ivanoviqit për fushatë.

“Fushata zgjedhore mund të kishte filluar para institucioneve të ngarkuara për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, jo përpara pllakës përkujtimore ku u vra Oliveri’, thuhet në mesazhin e tyre. 

(Kosova Sot Online)