Akuza e rëndë: Thaçi dhe Pacolli figurat më të rrezikshme për Kosovën, ja pse!

  • 25 September 2019 - 18:50
Akuza e rëndë: Thaçi dhe Pacolli figurat më të rrezikshme për Kosovën, ja pse!

 “Thaçi bashkëpunon dhe mbanë për këshilltar prestarët e shërbimit sekret serb, BIA-s së Serbisë si Branisllav Nikoliqi, binomi i tij rusofil, Behgjet Pacolli perfeksionon lidhjet me spiunët rus", tha Qarri për “Kosova Sot Online” .

Nesër fillon zyrtarisht fushata në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) është "zhdukur" dhe nuk po shihet gjëkundi këto ditë

Image
Gani Qarri

Sipas analistëve politikë, Pacolli është "zhdukur" në këtë kohë fushate paraelektorale dhe ndoshta ai tashmë i ka në terren "pazarxhinjte" që ia blejnë votat nëpër Kosovë, përderisa ai po shihet nëpër vende të ndryshme të botës së bashku me "dostin" e tij, Hashim Thaçin.

Analistët thonë se Pacolli e ka shndërruar edhe hotelin e vet në hotel ku janë të stacionuar dhe qëndrojnë tërë kohën jo vetëm mafiozët e politikës dhe nëntokës kriminale, por edhe spiunet e Rusisë, çdo herë që vinë në Kosovë dhe rehatohen në hotelin e Behgjet Pacollit, siç ishte rasti i fundit më narkotrafikantin e kërkuar nga Interpol’i, Enrique Rais’in.

E lidhur me këtë, analisti politik, Gani Qarri tha se mjerisht Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, janë kthyer në figurat më të rrezikshme të të gjitha kohëve për vendin dhe shtetin e brishtë të Kosovës.

Sipas Qarrit, Thaçi dhe Pacolli, jo vetëm që janë përgjegjësit kryesor për dështimet e mëdha në politikën e jashtme të vendit, por bashkëpunojnë ngushtë edhe me spiunë serb e rus dhe mbajnë ata për këshilltar të tyre.

"Vetëm pak kohë më parë u mor vesh se Agjenti i BIA-s Branisllav Nikoliq, apo njëri prej atyre që në vitin 2009,u arrestua dhe nxor me duar të lidhura para kamerave nga Televizioni i Kosovës, për të cilin thuhej me pompozitet para opinionit publik të vendit, se ishte njëri prej agjentëve të shërbimit sekret serb me mision nga Beogradi për t’u ofruar mijëra euro, njerëzve që do të dëshmonin rrejshëm kundër UÇK-s, çuditërisht, mu atë e zgjodhi dhe mbajti me vite të tëra,për këshilltar të vetin, presidentit kuisling i Kosovës, Hashim Thaçi", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Tutje, ai tha se Thaçi bashkëpunon dhe e mbanë këshilltar të BIA-së, dhe Pacolli perfeksionon lidhjen me spiunët rus.

"Në anën tjetër, përderisa kuislingu Thaçi bashkëpunon dhe mbanë për këshilltar prestarët e shërbimit sekret serb, BIA-s së Serbisë si Branisllav Nikoliqi, binomi i tij rusofil, Behgjet Pacolli perfeksionon lidhjet me spiunët rus dhe mbanë në hotelin e tij Halit Sahitajn, një oligark kosovar që operon me biznese në Rusi dhe ka lidhje të ngushta me oligarkët më të afërt të Vladimir Putinit", shtoi Qarri për “Kosova Sot Online” .

Sipas tij, Pacolli duket të jetë aq i zënë në dallaveret e tij me spiunët e Rusisë, sa që nuk po gjen dot kohë as të shihet gjëkundi ne fushatën elektorale edhe në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

" Për aq më tepër, në vend se të dalë e të bëjë fushatë, duket se tanimë, ai ka deleguar "pazarxhinjte" që ia blejnë votat nëpër Kosovë,ndërsa vet ka dalë në shëtitje me dostin e tij Hashim Thaçin,për të bërë qejf nëpër dynja, me parat e taksapaguesve të varfër kosovar", shtoi Qarri për "Kosova Sot Online".

Ai tha se sjelljet e Pacollit, dëshmojnë se ky as që e ka fare mendjen te zgjedhjet e 6 tetorit.

"Edhe të dostit tjetër të tij, spiunit të Rusisë Halit Sahitajt sikurse e pati bërë vetëm pak kohë më parë narkotrafikantin e kërkuar nga Interpol’i, Enrique Rais’in. Dhe përveç se e ka shndërruar edhe hotelin e vet në strofull të sigurtë të spiunëve ku rregullisht stacionohen dhe qëndrojnë tërë kohën jo vetëm mafiozet e politikes dhe nëntokës kriminale vendore,por edhe spiunet e Rusisë,të cilët sa herë që vijnë në Kosovë, rehatohen ne hotelin më të mirë të rusofilit Behgjet Pacolli", përfundoi Qarri për Kosova Sot Online.

(Kosova Sot Online)