Limaj: Taksa është vënë për shkak se u prek siguria kombëtare

  • 25 September 2019 - 21:59
Limaj: Taksa është vënë për shkak se u prek siguria kombëtare

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, i ftuar në një emision televiziv, ka thënë se taksa është vënë sepse u prek siguria kombëtare.

“Përveç arsyeve ekonomike dhe politike, ekziston edhe një arsye tjetër pse është vënë taksa apo tarifa ndaj Serbisë”, ka thënë Limaj në emision.

 Ai tha se kjo arsyeja është në përputhje marrëveshjeve të CEFT’as.

“Ekziston një marrëveshje e CEFT’as kur një shtet mendon që është me prek siguria kombëtare. Në emër të kësaj sigurie u vu taksa. Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet”, është shprehur Limaj.

“Taksa hiqet kur të na njeh Serbia”, shtoi Limaj.

(Kosova Sot Online)