Po festonin ardhjen në jetë të pjesëtarit të ri të familjes, shqiptari qëlloi me armë dhe vret babanë në Gjermani

  • 26 September 2019 - 19:51
Po festonin ardhjen në jetë të pjesëtarit të ri të familjes, shqiptari qëlloi me armë dhe vret babanë në Gjermani

Pse shqiptari mbante një armë me vete natën e 4 qershorit? Pse qëlloi? Për të gjitha këto “Klodi” është i heshtur dhe siç komenton mbrojtësi i tij ligjor Mirsad Musliu për mediat gjermane, klienti do të tregojë të vërtetën e tij së shpejti.

Ndërkohë, Robert Holzleitner, zëdhënës i prokurorit konfirmon se i dyshuari që nga e marta pasdite është në burgun Pucher. “Ne kemi bërë kërkesë për paraburgim. Ekziston një dyshim urgjent”, thotë ai, duke shtuar se shqiptari Klodian F, ka zgjedhur heshtjen. 

Sidoqoftë, në burg ai do të takohet me një shqiptar tjetër 34 vjeç, i cili është në paraburgim që nga muaji qershor për shkak se dyshohet se i siguroi armën. Ai thuhet se i dha Klodian F. pistoletën e zezë të markës Glock, kalibër 9 mm, pak para vrasjes së përgjakshme. 34-vjeçari e mohon akuzën.

Hetimet

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga nata e përgjakshme: Në atë kohë, boshnjakët, Samir H. 46-vjeç dhe djali i tij Dzenis, 24 vjeç, festuan ardhjen në jetë të një pjesëtari të ri të familjes në restorantin “Focus”. Disa ditë më herët, Dzenis H. u bë baba.

Gjithçka shkonte normalisht derisa u shfaq “Klodi” që porositi një pije dhe e konsumoi. Pas kësaj, shpërtheu një mosmarrëveshje midis Dzenis H. dhe “Klodit”. Fyerjet pasuan e deri në përleshje fizike. Pas kësaj, shqiptari qëlloi me një plumb babain e të riut boshnjak, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 24 vjeçari mori një plumb në pjesën e kofshës dhe mbijetoi. “Klodi” pastaj iku me këmbë.

Disa ditë më vonë, një kalimtar zbuloi armën e vrasjes. ADN-ja e të dyshuarit u sigurua në një gotë. Policia kontrolloi kamerat dhe lëshoi urdhër-arrestin. Më 22 qershor, policia gjermane arrestoi Klodian F., në një bar në Dusseldorf. Të martën ai iu dorëzua në Freilassing Zollhäusl.

(Koosva Sot Online)