Goditja e radhës për Pacollin: Është i lidhur me “mish e shpirt” me Kremlinin e Beogradin

  • 26 September 2019 - 20:09
Goditja e radhës për Pacollin: Është i lidhur me “mish e shpirt” me Kremlinin e Beogradin

Sipas analistëve politikë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në kohë të këtyre zgjedhje nuk po vërehet askund, edhe pse ai shpeshherë poston foto dhe tregon se është nëpër vende të ndryshme të botës, Pacolli tashmë i ka në terren "pazarxhinjte" që ia blejnë votat nëpër Kosovë.

Analistët thonë se Pacolli e ka shndërruar edhe hotelin e vet, në hotel ku janë të stacionuar dhe qëndrojnë tërë kohën jo vetëm mafiozët e politikës dhe nëntokës kriminale, por edhe spiunet e Rusisë, siç ishte rasti i fundit më narkotrafikantin e kërkuar nga Interpol’i, Enrique Rais’in.

E në lidhje me këtë temë për "Kosova Sot Online" foli analisti Reshat Badallaj, i cili tha se të gjithë e njohin Behgjet Pacollin dhe se i është futur politikës pa e njohur fare.

Image
Reshat Badallaj

"Të gjithë e njohin se pazerxhiu, xhambazi dhe gjysmanalfabeti, Behgjet Pacolli i ka hyre zanatit të huaj në politik. Ky është matrapaz i lindur dhe dalleverxhi i parave dhe bizneseve të pista qe nuk njeh as komb e as Zot, kur vjen në pyetje paraja. Ky dilinxhi kur them se i ka hyrë zanatit të huaj në politikë, ka hyrë vetëm për përfitime të tija personale, sa për tu bërë i pasur dhe ja se si beri për veti këta të pafytyrët, vagabondët,banditet të veshur në xhaketën e shtetit dhe duke ia dhënë një pjesë të grazhdit këtyre që deri dje ishin leckaman dhe nuk kishin barkun të ngopur me bukë u bënë supermilionerë krejt në sajë të hajnisë dhe të ketij matrapazi pro serb dhe pro-rus,Behgjet zezës", tha Badallaj për "Kosova Sot Online".

Tutje, Badallaj thotë se Pacolli nuk merr vesh në politik, dhe se ai nuk ka bërë asgjë në politikë. 

"Ky xhambaz, ku merë vesh në politikë, të thuash të njëjtën gjë se a kupton gomari në muzikë aq ky në politikë, në fund të fundit për pos ky që kishte interesin personal në biznes e morrën këta hajvanët tjerë sa për që i nevojiteshin votat dhe paraja dhe çka bëri në fund të fundit ky në diplomaci, asgjë", shtoi Badallaj.

Sipas tij, Pacoll më herët kishte premtuar se do të sjellë njohje të reja nga disa vende afrikane, siç ka theksuar ai, ka menduar se do t'i blinte me para, por nuk ndodhi.

"Prandaj e ka hetuar se është bërë horë dhe nuk mund të del me surratin e tij para popullit në fushatën elektorale, sepse u ka dalur boja dhe është tejet bajat që askush nuk mund t'ia sheh suratin", tha më tej ai.

Më tej, Badallaj e ka akuzuar Pacollin se merret edhe me punë të "pista", dhe ka gisht edhe në kanalet e bandave narkotrafikante.

"Por, duhet hetuar se si e ka vënë në dispozicion edhe hotelet e tij në këtë zeje. Më herët kishte edhe disa gjyqe dhe afera në këtë drejtim që janë të përziera në këtë çorbe. Diplomacia kosovare shumë ka humbur me këtë matrapaz dhe se na ka futur hije të zezë në botën ndërkombëtare, por, natyrisht se bije fjala edhe nga këta mangupët e majave të shtetit që e afronin këtë njëri shumë të rrezikshëm që të merret me diplomaci dhe sukseset e tij u panë se ishin zero", tha Badallaj për "Kosova Sot Online".

Për fund, Badallaj deklaroi se Pacolli është i lidhur ngushtë me Kremlinin dhe Beogradin dhe nuk ka dhimbje për asgjë kombëtare.

"Ky pra, është me mish e me shpirt i lidhur me Kremlinin dhe Beogradin, këtij nuk i dhimbset asgjë kombëtare, por, në fund të fundit unë personalisht këtij dilinxhiu nuk i pres dëm sepse, ky nuk di se ka shkon dhe nuk di se ka vjen, përpos thash se është i lindur dhe e ka ne gjak matrapazllëkun dhe asgjë tjetër, a nuk shihet rradaka e tij kur jep ndonjë intervistë se sa kokëshpërlarë është. Prandaj, krye banditet e bandave politike nuk e kane afruar dhe nuk i kane bre strehë për njeri te ditur, por, per interesa te tyre...", përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)