Milioneri që financonte VV-në në përkrahje të Haradinajt e Ahmetit

  • 26 September 2019 - 20:22
Milioneri që financonte VV-në në përkrahje të Haradinajt e Ahmetit

Koalicioni AAK-PSD në këto momente po mban tubimin elektoral tek “Salla e Kuqe” në Prishtinë.

Kandidatët për deputetë nga ky koalicion kanë thënë se ky është vetëm një nxemje për tubimin e madh që pritet në mbahet të premten në sheshet e Prishtinës.

Në tubim përkrah Shpend Ahmetit e Ramush Haradinajt është parë edhe biznesmeni nga Amerika, Florin Krasniqi, dikur pjesë e Vetëvendosjes. 

Madje kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti e ka falënderuar atë që ka ardhur nga Amerika për t'i përkrahur dhe që po qëndron siç ka thënë Ahmeti gjithmonë në rrugën e drejtë.

Kujtojmë se ish- deputeti i VV-së ishte edhe njëri prej financuesve të kësaj partie.

(Kosova Sot Online)