Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona

  • 27 September 2019 - 10:45
Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona

Të enjten në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku si pasojë e të cilit dy persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Gjilan ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit dy pasagjerë kanë marrë lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor njëri prej të lënduarve është liruar ndërsa tjetri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)