Burri nga Istogu e bën gruan për spital

  • 27 September 2019 - 10:54
Burri nga Istogu e bën gruan për spital

Policia në Istog ka arrestuar të enjten një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K egjiptian, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër/K egjiptiane”, theksohet në raportin e policisë.  

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)