Lufta speciale e Serbisë, Daçiq paralajmëron së paku 5 çnjohje për Kosovën deri në fund të vitit

  • 27 shtator 2019 - 18:42
Lufta speciale e Serbisë, Daçiq paralajmëron së paku 5 çnjohje për Kosovën deri në fund të vitit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se edhe pesë shtete të tjera do ta tërheqin njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës deri në fund të këtij viti.

Një gjë e tillë ai thotë se do të ndodh pas takimeve që kanë pasur në Neë York përgjatë organizimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Presidenti dhe unë kemi pasur takime me më shumë se 92 përfaqësues të shteteve dhe me më shumë se 20 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e rajonale. Kemi pasur mesatarisht 25-30 takime në ditë”, ka thënë Daçiq, shkruan Danas. 

Kreu i diplomacisë serbe ka përmendur takimet me Trumpin, Macronin, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. Gjithashtu edhe takimet me Përfaqësuesin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe zyrtarin e lartë amerikan, Philip Reeker.

 “Një prej synimeve tona ishte që të flisnim me shtetet edhe për njohjen e Kosovës, që të rimendojnë vendimet e tyre. Unë mund të them se deri në fund të vitit se paku pesë shtete do të suspendojnë njohjen për Kosovën”, ka thënë Dacic.

 Sipas tij këto shtete kanë thënë se “ do të respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.

(Kosova Sot Online)