Gangsteri që e kishte zakon të dërgonte lule në funeral e atyre që vriste

  • 28 September 2019 - 10:41
Gangsteri që e kishte zakon të dërgonte lule në funeral e atyre që vriste

Al Capone është një nga gangsterët më të njohur të Amerikës është një nga simbolet më të rralla kundër ligjit në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1920. Poashtu, njihet si gangsteri më i madh që ka njohur historia, dhe e kishte zakon t’u dërgonte lule në funeral përsonave që vriste.

Capone kishte një rol të rëndësishëm në aktivitet e jashtëligjshme në Chicago, ku cilësohej si fytyra më e frikshme në ato anë.

Ai është përjashtuar nga shkolla në klasën e gjashtë në moshën 14-vjeçare. Arsyeja e përjashtimit nga shkolla ka qenë rrahja e mësues në klasë. Më vonë ai u bë pjesë e një bande famëkeqe “Five Points”, në Manhattan.

Kur ai vdiq trupi i tij u fut në një arkivol prej bronzi i cili kushtonte 2 mijë dollarë. Ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu, tipik të gansterëve, një këmish të bardhë, kollare të zezë dhe çorape të zeza dhe me një palë këpucë klasike të bardha.

Megjithatë përveç krimi që ka kryer, ai si adhurues i supës që ishte, ka përgaditur supë për të gjithë nxënësit e një shkolle në lagjen e tij.

(Kosova sot Online)