Arrestohet çifti pasi rrahën vjehrrin

  • 28 September 2019 - 12:05
Arrestohet çifti pasi rrahën vjehrrin

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar në Gjilan një çift për shkak se këta pas një mosmarrëveshje kanë fyer dhe kanosur të artin e të dyshuarit mashkull.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar-bashkëshort një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptar-e, të cilët për shkak të një mosmarrëveshje rreth  pronës kanë kanosur dhe fyer viktimën të atin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë të armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)