Besnik Tahiri: Qeveria Haradinaj me plan nacional për zonat e veçanta zhvillimore

  • 28 September 2019 - 13:38
Besnik Tahiri: Qeveria Haradinaj me plan nacional për zonat e veçanta zhvillimore

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, u zotua se qeveria do të rris investimet dhe mbështetjet për fuqizimin e zhvillimit.

Tahiri, ka thënë se zonat e veçanta zhvillimore përfshijnë ato të: Turizmit historik, kulturor, rural dhe ato me potencial të bujqësisë, agro-turizmit dhe prodhimit e përpunimit të produkteve vendore.

“Në kuadër të një plani nacional dhe fokusi sektorial për zhvillim të komunave, do të inicioj identifikimin dhe hartimin e planeve të veçanta të zonave zhvillimore në komunat e Kosovës, bazuar në potencialin dhe traditën për zhvillim”, ka deklaruar ai, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)