Paralajmërimi: Ja sfida më e madhe që e pret qeverinë e re

  • 29 September 2019 - 07:21
Paralajmërimi: Ja sfida më e madhe që e pret qeverinë e re

"Mbetët punë e madhe për qeverinë e ardhshme që këtë ambient jashtëzakonisht të keq për investime të krijuar nga politikan të inkriminuar, ta kthej në një ofertë serioze, miqësore dhe bashkëpunuese për investimet e jashtme që do ta ndihmonin jashtëzakonisht ngritjen e ekonomisë kosovare dhe do të bënin edhe uljen e shkallës së të papunëve në vend", tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Politika jostabile në Republikën e Kosovës si në çdo sektor që shkon keq, ka ndikuar edhe në rënien e investimeve të huaja në vend.

Image
Nexhat Haziri

Sipas analistëve, rënia e investimeve të huaja në Kosovë kanë ndodhur për shkak të një imazhi të keq të fituar karshi ndërkombëtarëve, për shkak të politikës kosovare e cila e ka humbur besimin në këtë pikë , pasiqë në medie shpeshherë është raportuar se pa haraç as në nivelin komunal, e as në atë qendror në 20 vitet e fundit nuk mund të investosh.

Se a do të arrijë qeveria e re të sjellë investime të reja në Kosovë, për "Kosova Sot Online", foli analisti Nexhat Haziri, ku sipas të cilit, krimi i organizuar në masë të madhe ka prekur institucionet e Kosovës.

"Haraçi dhe zhvatja që iu janë bërë bizneseve në Kosovë, ka qenë një alarm i keq që ka trembur investitorët e huaj për të investuar në Kosovë. Raportimet që janë bërë edhe nga media ndërkombëtare për krimin e organizuar në Kosovë, raportet edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare për politikat kriminale në raport me investimet e jashtme në Kosovë, kanë krijuar një ambient të pasigurt në Kosovë për të interesuarit nga jashtë që të vinë e të investojnë në Kosovë", tha Haziri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, askush nuk investon në një vend ku nuk funksionon rendi dhe ligji.

" Dhe kjo mbase është reale sepse askush nuk dëshiron ti rrezikoj investimet e veta në një vend ku nuk funksionon rendi dhe ligji, mungesë infrastrukture, në një vend ku nuk ofron asnjë favor, përpos hises që kërkohet nga zyrtarët e lartë, haraçi, dhe mënyra të tjera të zhvatjes, çfarë ka bërë që Kosova të jetë e fundit në rajon sa i përket investimeve nga jashtë", shtoi ai për "Kosova Sot Online".

Ai tha se qeverisë në ardhje në këtë drejtim i mbetet një punë e madhe për të bërë.

"Mbetët punë e madhe për qeverinë e ardhshme që këtë ambient jashtëzakonisht të keq për investime të krijuar nga politikan të inkriminuar, ta kthej në një ofertë serioze, miqësore dhe bashkëpunuese për investimet e jashtme që do ta ndihmonin jashtëzakonisht ngritjen e ekonomisë kosovare dhe do të bënin edhe uljen e shkallës së të papunëve në vend", shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai tha se Kosovës nuk i duhen vetëm fjalë të mira, por të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim.

"Kjo nuk bëhet vetëm më fjalë të bukura e as me spote televizive, por me një qeveri, në të cilën do të ketë njerëz me integritet të lart moral e politik, duke forcuar rendi dhe ligjin, infrastrukturë adekuate dhe lehtësime të tjera, garantimit të investimeve, dhe në këtë mënyrë Kosova do të ishte joshëse për se cilën kompani të madhe ndërkombëtare për të investuar, duke marrë parasysh edhe fuqinë punëtore të bollshme dhe të re", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)