Zhduket një vajzë nga Peja

  • 29 September 2019 - 12:19
Zhduket një vajzë nga Peja

Një grua ka raportuar në Policinë e Pejës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Ymer Basha në Pejë, ku ankuesja ka njoftuar në polici se nuk di ku gjendet vajza e saj. 

“Ankuesja femër K-Rome ka informuar se e bija e saj viktima femër K-Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)