Kontrabandë me migrant, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

  • 29 September 2019 - 12:37
Kontrabandë me migrant, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari, pasi dyshohet se i njëjti bënte kontrabandë me migrant.

Siç thuhet në raportin e policisë, pas intervistimit i dyshuari është liruar.

“Aeroporti Adem Jashari 28.09.2019 – 09:30. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti merret me veprën në fjalë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)