Xhafer Tahiri: Për 12 vjet në Vushtrri, asnjë rrugë s’është emëruar Ahmet Krasniqi

  • 29 September 2019 - 15:43
Xhafer Tahiri: Për 12 vjet në Vushtrri, asnjë rrugë s’është emëruar Ahmet Krasniqi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se për 12 vjet, asnjë rrugë në Vushtrri nuk është emëruar me emrin e Ahmet Krasniqit.

Ai kështu ka thënë gjatë një tubimi të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

“Vushtrria e Ahmet Krasniqit i jep mbështetje padyshim Vjosa Osmanit. Vushtrria ime e dashur ju asnjëherë nuk ndaloni të më bëni krenar. Ky tubim masiv tregon se në Vushtrri nuk ka kthim mbrapa dhe fitorja i takon LDK-së”.

“Ora e ndryshimit të madh ka ardhur. Dua të ju ftoj që deri me 6 tetor secili të jemi një Vjosë në familjen tonë në mënyrë që fitorja e LDK-së të jetë referendum për ndryshim të madh në Kosovë”.

“Nuk kam nevojë të ju them mos iu besoni atyre që natën shkojnë ne vendlindjen e kolonelit Ahmet Krasniqi dhe mundohen të bëjnë lajmë të rrejshme”.

“Koloneli është i qytetit të Vushtrrisë. 12 vjet asnjë rrugë nuk e ka pasur emrin e kolonelit në qytetin e Vushtrrisë. Kur e votuam sheshin e kolonelit Ahmet krasniqi, ata votuan kundër; prandaj atë nuk e meritojnë dhe nuk do ta kenë besimin e qytetarëve sepse e keqpërdorën besimin”.

(Kosova Sot Online)